03 Sep “Thyerja e stereotipeve gjinore dhe roleve tradicionale në zonat rurale”
Qendra STEPS ka kënaqësinë të prezantoj projektin “Thyerja e stereotipeve gjinore dhe roleve tradicionale në zonat rurale” në periudhën Shtator-Dhjetor 2021 mbështetur nga Fondacioni Rinor Evropian i Këshillit të Evropës.
Ky projekt ka në fokus thyerjen e stereotipeve gjinore dhe roleve tradicionale në zonat rurale të Tiranës përmes rritjes se kapaciteteve të 20 të rinjve dhe angazhimit të tyre në komunitet si aktor kyç në promovimin e barazisë gjinore.
Aktivitete kryesore:
- Trajnim për rritjen e kapaciteteve, ku do të marrin pjesë 20 të rinj nga zonat rurale ose që janë të angazhuar në këto komunitete, të cilët për 7 ditë do të trajnohen në çështjet e barazisë gjinore me fokus thyerjen e stereotipeve gjinore dhe roleve tradicionale.
- Pasi të rinjtë do të jenë trajnuar dhe pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme do të organizojnë aktivitete si sesione informuese, fushata ndërgjegjësimi në komunitetin e tyre.
- Realizimi i një video-mesazhi me fokus promovimin e barazisë gjinore, rëndësinë e thyerjes së stereotipeve gjinore dhe roleve tradicionale.
- Fushatë ndërgjegjësuese online dhe në komunitet.
Kjo nismë u pa si një domosdoshmëri pasi stereotipet me bazë gjinore dhe rolet tradicionale vazhdojnë të mbeten një pengesë shumë e madhe në arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale. Stereotipet gjinore i orientojnë të rinjtë drejt zhvillimit të roleve tradicionale në familje, duke i penguar vajzat dhe grate në pjesëmarrjen e tyre në jetën sociale, ekonomike dhe atë politike duke rritur pabarazitë dhe dhunën me bazë gjinore.
Na ndiqni për të ditur më shumë rreth projektit dhe aktiviteteve që do ta shoqërojnë atë.