15 Jun Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra STEPS ishte e ftuar në aktivitetin me temë
"Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe" ku u prezantua me punën disa vjeçare të programit
Social Artistry "Colorful People", shoqëruar edhe me një ekspozitë me piktura në ambjentet e Muzeut
Historik Kombëtar të realizuara gjatë këtij programi.