11 Jan Nisma “Lexo, Dhuro, Përsërit”
08/09/2018
Lexo, Dhuro, Përsërit” është një nismë e Qendrës STEPS për rëndësinë dhe vlerat e pazëvendësueshme të librit si dhe për të kujtuar kënaqësinë e ndarjes së librit me të tjerët.
Duke qenë se në ditët e sotme, mjetet teknologjike janë bërë pjesë e pandarë e përditshmëris së individit, rëndësia e librave ka mbetur më tepër në hije.
Bazuar në këtë fakt, Qendra STEPS angazhohet në implementimin e fushatave dhe aktiviteteve që kanë si synim rikrijimin e marrëdhënies me librin, duke pasur në fokus çdo grupmoshë.
“Lexo, Dhuro, Përsërit” është një fushat sensibilizuese pikërisht mbi këtë çështje.