15 Jun Programi Social Artistry “Colorful People”
- Programi Social Artistry “Colorful People”
Ky Program implementohet prej tre vitesh pranë Institutit “Ramazan Kabashi” (INNSH – Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë). Synimi i tij është përfshirja sociale dhe përmirësimi i gjendjes emocionale të nxënësve me vështirësi në shikim, duke përdorur si mjet artin social, punime në telajo, punime hand-made dhe të riciklueshme.
Në këtë program vullnetar janë të përfshirë student dhe profesionistë nga fusha e artit dhe psikologjisë, duke sjellë kështu një ndërthurrje në punën me fëmijët e Institutit.
Nga ky program janë realizuar një sërë ekspozitash ku nxënësit e INNSH kanë pasur një rol aktiv në prezantimin e punimeve të tyre.