Sesion informues “Përtej Kornizave”

Sesion informues “Përtej Kornizave”

10/10/2018
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, 10 Tetor, u realizua sesioni informues “Përtej Kornizave” pranë ambjenteve të Bibliotekës “Musine Kokalari”.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e shëndetit mendor, mënyrën se si ndikojnë problemet e shëndetit mendor në aktivitetet e përditshme të individit, si dhe rolin e psikologut.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe realizimi i një mini-ekspozite me punime artistike (vizatime dhe skica) nga individ të ndryshëm mbi mënyrën se si e percaptonin ata një çrregullim të caktuar mendor.