19 Dec Projekti “Thyerja e Stereotipeve gjinore dhe Roleve tradicionale në zonat rurale”
Projekti “Thyerja e Stereotipeve gjinore dhe Roleve tradicionale në zonat rurale”, synon të fuqizojë të rinjtë për të qënë aktorë aktivë në promovimin e barazisë gjinore. Qëllimi kryesor i këtij projektit është lufta kundër stereotipeve gjinore, roleve tradicionale dhe ndryshimin e qendrimeve, mentalitetit dhe qasjes në zonat rurale mbi pritshmëritë ndaj vajzave dhe djemve.
4 shtyllat kryesore të këtij projekti:
- Trajnim 1 javor ku morën pjesë 20 të rinj, vullnetar, student, aktivist në shoqërinë civile, punonjës të qeverisjes lokale, profesionist në fushën e arsimit etj. Trajnimi u bazua në metodat e edukimit jo formal nga ekpsertë të fushës.
- Video mesazh i realizuar nga vetë të rinjtë me qëllim promovimin e barazisë gjinore, rëndësinë e thyerjes së stereotipeve dhe roleve tradicionale të cilat janë një nga sfidat më të mëdha për vajzat dhe gratë në arritjen e potencialit të tyre.
- Broshurë dhe poster si materiale infomuese dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore dhe reduktimin e stereotipeve gjinore në shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë.
- Fushatë online/offline me fokus edukimin e të rinjve dhe komunitetit mbi thyerjen e stereotipeve gjinore përmes një serie infografikësh, postera informues në shkolla, institucione edukimi apo vende publike dhe shpërndarja e broshurave informuese.
- Vazhdimi i aktviteteve nga të rinjtë aktivistë, si sesione informuese në shkolla, takime në komunitet në zonat rurale.